Topi i Artë 2025 / Fabjan Përndreca fiton çmimin “Talenti i Vitit” për djem, trofeu dorëzohet nga Elseid Hysaj

Fabjan Përndreca është shpallur fitues i çmimit “Talenti i Vitit” për djem në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”. Mbrojtësi i Bylisit dhe i Kombëtares U-21 u vlerësua për paraqitjet e tij dhe potencialin e shfaqur gjatë sezonit.

Ky çmim vlerëson pasionin, përkushtimin dhe talentin e futbollistëve të rinj që synojnë të arrijnë majat në karrierën e tyre. Në garë për këtë trofe ishin të nominuar edhe Arlind Kurti (Laçi), Ergis Arifi (Teuta) dhe Erald Maksuti (Flamurtari).

Çmimin Fabjan Përndrecës ia dorëzoi mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Pas marrjes së çmimit, Fabjan Përndreca falënderoi të gjithë të pranishmit dhe shprehu mirënjohjen për këtë vlerësim të rëndësishëm

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasani në fokusin e sportit ndërkombëtar, përgatitjet nisin për Ballkaniadën e Ping Pongut

Elbasani po përgatitet të kthehet në një nga kryeqendrat...

Llatja: Aplikimet për “Paketën e Maleve” edhe pranë sporteleve e-Shërbime

Aplikimet për përfitimin nga “Paketa e Maleve” në bashkinë...