Këpuca e Artë në Europë, garë treshe mes më të mirëve të tre kampionateve të ndryshme.

Gara për “Këpucën e Artë” 2025/26 po kthehet gjithnjë e më shumë në një duel tresh.

Pasi u shkëputën nga pjesa tjetër e sulmuesve të ligave më të avancuara, Kylian Mbappé, Harry Kane dhe Erling Haaland kanë monopolizuar tri vendet e para të renditjes së golashënuesve.
Fundjava solli një tjetër ndryshim në krye, me Harry Kane që mori avantazhin. Goli i sulmuesit anglez kundër Mainz e çoi në 18 gola dhe i riktheu kreun e vetëm të renditjes, duke iu përgjigjur Erling Haalandit, i cili shënoi një dopietë ndaj Crystal Palace.

Në skenë u rikthye edhe Kylian Mbappé, i cili, pavarësisht dyshimeve për dëmtimin e fundit, pritet të jetë titullar ndaj Alavés. Francezi shënoi një gol, barazoi norvegjezin dhe mbeti vetëm një gol larg kreut.
Jashtë podiumit të përkohshëm është Darko Lemajic, përfaqësuesi i parë i ligave të vogla. Serbi ka shënuar 28 gola me RFS në Letoni, por ato përkthehen vetëm në 28 pikë. “Këpuca e Artë” vlerëson golat me koeficientë: 2 pikë për çdo gol në 5 ligat e mëdha, 1.5 pikë për ligat nga e 6-ta në të 21-tën dhe 1 pikë për të tjerat.
Renditja e “Këpucës së Artë” 2025/26:
Harry Kane (Bayern Munich): 18 gola (x2) → 36 pikë
Erling Haaland (Manchester City): 17 gola (x2) → 34 pikë
Kylian Mbappé (Real Madrid): 17 gola (x2) → 34 pikë
Darko Lemajic (FC RFS): 28 gola (x1) → 28 pikë
Ayase Ueda (Feyenoord): 18 gola (x1,5) → 27 pikë
August Priske (Djurgårdens): 18 gola (x1,5) → 27 pikë
Daniel Karlsbakk (Sarpsborg 08): 18 gola (x1,5) → 27 pikë
Ibrahim Diabaté (GAIS): 18 gola (x1,5) → 27 pikë
Klaemint Olsen (NSÍ Runavík): 26 gola (x1) → 26 pikë
Kasper Høgh (Bodø/Glimt): 17 gola (x1,5) → 25,5 pikë

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME