Pas Dhomës Amerikane të Tregtisë edhe BE kundër ‘Paqes Fiskale’: Duhen masa të forta kundër pastrimit të parave, jemi të shqetësuar për…

Pas Dhomës Amerikane të Tregtisë edhe Bashkimi Europian shprehet kundër projektligjit që është futur sot në rendin e ditës në Parlament për Paqen Fiskale.

Në një reagim për Top News, delegacioni i BE-së në Tiranë thotë se është i shqetësuar për “dekurajimin e respektimit të detyrimeve tatimore” si dhe vë theksin te forcimi i masave për të luftuar pastrimin e parave.
“Komisioni Evropian ka diskutuar propozimin për “Paqen Fiskale” me autoritetet shqiptare, përfshirë edhe në takimin e Nënkomisionit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet më 25–26 nëntor. Komisioni theksoi shqetësime serioze që lidhen me dekurajimin e respektimit të detyrimeve tatimore dhe përsëriti nevojën për të vendosur masa të forta kundër pastrimit të parave në propozim, ndërsa vijon angazhimi për uljen e numrit të madh të përjashtimeve tatimore. Ne presim që këto shqetësime të adresohen”, deklaron Komisioni.

“Ne rikujtojmë më tej se Pozicioni i Përbashkët i BE-së për Themeloret nënvizon rëndësinë që Shqipëria të sigurojë që “amnistitë e mundshme dhe programet e pajtueshmërisë vullnetare tatimore të jenë në përputhje me planet e vendit dhe të avancojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe të jenë në harmoni me acquis të BE-së dhe standardet ndërkombëtare përkatëse, si ato të vendosura nga Moneyval dhe FATF””.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zhduket kinezja në Greqi, dyshohet se është rrëmbyer ose vrarë. Zbulohet lidhja me investimet në Shqipëri

GREQI ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një shtetase kineze 50-vjeçare,...

Korça kryeson me mbi 7 200 aplikime për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi

KORÇË, 11 korrik 2026 /Albania Express News/ -7 200...