Vatër zjarri në një banesë në Kusarth, MZSH Elbasan ndërhyn për shuarjen e flakëve

Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Kusarth, Njësia Administrative Bradashesh, në territorin e Bashkisë Elbasan. Sektori i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) Elbasan ka njoftuar se flakët kanë përfshirë katin e parë të një banese, duke shkaktuar djegien e mbeturinave dhe sendeve të ndryshme jashtë përdorimit.

Sipas informacionit paraprak, zjarri është konstatuar fillimisht nga banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimin zjarrfikës. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e MZSH Elbasan, të cilat po punojnë në mënyrë intensive për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Pavarësisht pranisë së tymit të dendur në disa pjesë të godinës, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit po punojnë për të mos lejuar përhapjen e zjarrit drejt strukturave të tjera të banesës, ndërsa po hetohen edhe shkaqet e mundshme të ngjarjes, që paraprakisht dyshohet të kenë lidhje me mbeturinat e depozituara në katin e parë.

Situata mbetet nën monitorim, ndërsa ekipet e MZSH vijojnë punën në terren deri në shuarjen e plotë të zjarrit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe kthjellime, si parashikohet moti për këtë të shtunë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga...

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Ndërhyn policia

TIRANË ,Tensione në protestë, protestuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit...