Rama prezanton projektin e “Ballkoneve Panoramike” në parqet kombëtare

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e projektit më të ri turistik që synon të pasurojë përvojën e vizitorëve në zonat e mbrojtura të vendit. Përmes rrjeteve sociale, ai ka prezantuar konceptin e “Ballkoneve Panoramike”, struktura të lehta dhe të integruara me mjedisin, të cilat pritet të ndërtohen së shpejti në parqet kombëtare dhe natyrore të Shqipërisë.

Sipas Ramës, këto platforma do të shërbejnë si pika të sigurta dhe dizajnuara në harmoni me natyrën, duke u ofruar turistëve një mënyrë të re për të përjetuar nga afër peizazhet e jashtëzakonshme të vendit.

“Ja si do të duken ‘Ballkonet Panoramike’ në parqet kombëtare dhe natyrore. Së shpejti, në zonat e mbrojtura në gjithë Shqipërinë do të ngrihen këto struktura të lehta dhe miqësore me natyrën, që sjellin një mënyrë të re për të përjetuar peizazhet tona të jashtëzakonshme. Të projektuara në harmoni me mjedisin, këto pika panoramike do t’u ofrojnë vizitorëve hapësira të sigurta për të parë dhe shijuar nga pranë bukurinë e parqeve tona”, shprehet Rama, duke theksuar edhe rolin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në këtë projekt.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME