Futboll – Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në histori

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet për herë të parë në tre shtete: SHBA, Kanada dhe Meksikë, nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.

Qytetet pritëse shtrihen në të gjithë Amerikën e Veriut, duke sjellë distanca të mëdha udhëtimi – nga Qyteti i Meksikos (Mexico City) i Meksikës, deri në Vankuver (Vancouver) të Kanadasë janë rreth 4 mijë kilometra. Për tifozët, kjo do të thotë shpenzime të larta për bileta, fluturime dhe akomodim.

Botërori 2026 do të jetë edicioni i 23-të i këtij kompeticioni për meshkuj, organizuar nga FIFA.

Ky do të jetë edicioni i parë që do të përfshijë 48 skuadra pjesëmarrëse, në vend të 32 që ishin në fuqi që nga viti 1998.

Ndeshja hapëse e turneut do të zhvillohet më 11 qershor 2026 në stadiumin Estadio Azteca, në Mexico City, ku do të luajë kombëtarja vendase. Ky stadium historik bëhet i pari që pret ndeshjen hapëse të një Kupe Bote për herë të tretë, pas edicioneve të viteve 1970 dhe 1986.

Turneu do të zhvillohet në 16 qytete të ndryshme në tre vendet pritëse.

Ai do të jetë rekord në çdo aspekt: 48 skuadra pjesëmarrëse, 104 ndeshje dhe një kohëzgjatje prej pesë javësh e gjysmë, nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.

Finalja pritet të zhvillohet në stadiumin MetLife në East Rutherford (Nju-Xhersi), SHBA.

Edhe pse në SHBA do të luhen shumica e ndeshjeve, interesi i publikut vendas për ngjarjen më të madhe futbollistike të vitit ende mbetet i ulët. E kundërta ndodh në skenën politike, ku ajo po shihet si mundësi e madhe. Marrëdhënia e ngushtë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kreut të FIFA-s Gianni Infantino ka ngjallur shqetësime për shfrytëzim politik të Kupës së Botës.

Nga ana sportive, mbetet e paqartë nëse zgjerimi i turneut do të sjellë më shumë cilësi. Ekziston dyshimi se faza e grupeve mund të përfshijë ndeshje të parashikueshme dhe me rezultate të thella, pasi shumë skuadra nuk pritet të jenë konkurruese ndaj “superfuqive” të futbollit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protesta në Maqedoninë e Veriut, Gazmend Bardhi: Shqipja nuk negociohet

TIRANË, 6 prill /Albania Express News/ – Kreu i...

Trump përsërit kërcënimet ndaj Iranit: Nëse Teherani nuk dorëzohet, do të godasim çdo urë dhe termocentral

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti kërcënimet ndaj Iranit për...

“Speci 450 lekë, çmime të çmendura”/ Braçe monitoron çmimet e perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

Socialisti Erion Braçe ka kritikuar sërish rritjen e fruta-perimeve,...