Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore

 

Në Durrës është hapur godina e re e parkimit publik me energji të vetëprodhuar nga dielli.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi godinën një tjetër vepër të bukur publike për qytetin bregdetar.

Rama informoi se godina e re e parkimit publik ka rreth 400 vende parkimi dhe funksione të ndërthurura midis hapësirave për parkim, për zyra dhe aktiviteteve të hapura social-kulturor.

Parkimi publik pranë Stacionit të Trenit është me 6 nivele. Projekti përfshin një sipërfaqe rreth 15 mijë metra2, në dispozicion për rreth 400 mjete dhe evente të ndryshme me një hapësirë të posaçme në nivelin e sipërm.

E ndodhur midis stacionit të trenit, portit të qytetit, terminalit të autobusëve interurbanë, qendrës së qytetit dhe daljes në drejtim të rrugëve kombëtare, qendra e re e parkimit ka një potencial të veçantë në qytet, për zhvillimin, jo vetëm të zonës përreth, por dhe më gjerë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tragjedia në Cërrik/ Viktima e aksidentit, Qemal Çala ishte mësues në shkollën “Osman Gjini”

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Është përditësuar bilanci i...

Revolta në ditën e 45! Protestuesit marshojnë, oshëtijnë rrugët e Tiranës: Rama, jepe dorëheqjen!

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Pasi protestuan për disa...

Mbappé hyn në histori! Askush nuk ka luajtur më shumë se ai me Francën në Kupën e Botës

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Kylian Mbappé vazhdon...

Tragjedi në Cërrik/ Policia jep detaje: Dy viktima dhe një i plagosur në aksidentin në aksin Mollas–Gostimë

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Policia ka dhënë informacionin...