Tre persona të maskuar ‘shkatërrojnë’ Muzeun e Luvrit në Paris! Vjedhin bizhuteritë e rralla të Napoleon Bonapartit, hajdutët arratisen me skuter

Ministrja Dati konfirmoi se ngjarja përfshinte një grabitje, por pa persona të lënduar, dhe se ishte e pranishme në vendngjarje së bashku me stafin e muzeut dhe forcat e policisë.

Muzeu i Luvrit në Paris është mbyllur përkohësisht pas një grabitjeje të ndodhur në ambientet e tij, njoftoi ministrja franceze e Kulturës, Rachida Dati. Përmes një postimi në platformën X, muzeu bëri me dije se mbyllja ishte për “arsye të jashtëzakonshme”.

Ministrja Dati konfirmoi se ngjarja përfshinte një grabitje, por pa persona të lënduar, dhe se ishte e pranishme në vendngjarje së bashku me stafin e muzeut dhe forcat e policisë.

Sipas mediave të huaja, autorët e maskuar hynë në ndërtesë nga ana e lumit Senë, në një zonë ku po zhvillohen punime ndërtimi. Grabitësit thyen dritaret dhe dy prej tyre u drejtuan në Galerinë Apollo, nga ku u larguan me nëntë bizhuteri të rralla, pjesë e koleksionit të Napoleonit dhe Perandoreshës franceze.

Ata vodhën nëntë bizhuteri nga koleksioni i Napoleonit dhe Perandoreshës, duke përfshirë një gjerdan, një brosh dhe një diademë. Më pas ata ikën me një skuter TMax, duke u drejtuar drejt autostradës A6.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME