8 orë seancë paraprake, SPAK nuk kalon për gjykim dosjen e Metës

Përfundon pas rreth rreth 8 orësh seanca e radhës paraprake për presidentin e PL-së, Ilir Meta, ku SPAK nuk arriti as në këtë seancë t’i lexonte të gjitha parashtrimet e kërkesës për kalimin në gjykim të dosjes.

Organi i akuzës ka arritur të lexojë deri më tani rreth 130 faqe ku kanë mbetur edhe 100 të tjera të cilat do të lexohen në seancën e ardhshme.

Nesër në gjykatën e Apelit të Posaçëm do të shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës për revokim ose zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg” caktuar ndaj tij në 21 tetor 2024.

Monika Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Ndërkohë, Ilir Meta është nën akuzë nga SPAK për korrupsion në tre raste të ndryshme. Ish-presidenti akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...