Shfaqja që fëmijët nuk duan ta humbasin: Parku magjik në Teatrin Skampa

Teatri “Skampa” në Elbasan sjell për fëmijët shfaqjen e re “Parku Magjik”, e cila do të luhet më 31 Janar dhe 1 Shkurt, me dy seanca në oraret 10:30 dhe 11:00.

Historia zhvillohet në një park të vjetër, i harruar nga të rriturit, por i mbushur me imagjinatën dhe ëndrrat e fëmijëve. Kur errësira bie, parku shndërrohet në një vend të magjishëm ku lodrat flasin, kafshët këndojnë dhe çdo dëshirë e mirë mund të marrë formë.

Katër personazhe kryesore – një roje lozonjare, një magjistar paksa i hutuar, një kafshë që flet dhe një klloun i zemërmirë – kujdesen që fëmijët të mos humbasin imagjinatën, miqësinë dhe besimin tek e mira. Kur magjia e parkut fillon të zhduket për shkak të harresës së fëmijëve për të luajtur dhe ëndërruar, ata bashkojnë forcat për ta shpëtuar atë.

Shfaqja transmeton mesazhe mbi bashkëpunimin, dashurinë dhe sinqeritetin, duke treguar se magjia nuk ekziston vetëm në park, por edhe brenda secilit prej nesh.

“Parku Magjik” është një histori plot humor dhe emocione, e cila synon të angazhojë dhe frymëzojë fëmijët dhe familjet që të ruajnë imagjinatën dhe vlerat e mira.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Taulant Balla: Ju thashë që po latë Saliun, Shehajn e Lapajn do të përfundoni si dasmë lagjeje

TIRANË, 8 korrik 2026/Albania Express News/- Kreu i grupit...

Aplikimi për në universitete në tre raunde, procesi nis në 27 korrik

TIRANË, 8 korrik 2026/Albania Express News/ -Maturantët që synojnë...

Festë për Xhakën me shokë në Vancouver, Zvicra kalon me penallti Kolumbinë dhe gjen Argjentinën në çerekfinale

BOTËRORI 2026 ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Zvicra ka siguruar...