Sërish debate mes demokratëve dhe republikanëve, Trump mbledh kabinetin: Po punojmë që të mos kemi një mbyllje të dytë të qeverisë

Gjatë mbledhjes së kabinetit të tij, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndaloi për një moment për të përmendur mundësinë e një mbylljeje të qeverisë federale, pas një grindjeje të vazhdueshme mes demokratëve dhe republikanëve mbi paketën e shpenzimeve qeveritare.

Sipas ‘BBC’, demokratët kanë ushtruar presion për të hequr fondet për Departamentin e Sigurisë Kombëtare (DHS) nga një paketë shpenzimesh qeveritare prej 1.2 trilion dollarësh, për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj praktikave të forcave federale të imigracionit, përfshirë edhe debatet pas të shtënave fatale të Alex Pretti-t në Minneapolis.
“Shpresojmë të mos kemi një mbyllje të qeverisë, po punojmë për këtë tani. Demokratët, besoj, nuk duan ta shohin atë gjithashtu. Ne do të punojmë në një mënyrë shumë dypartiake për të mos pasur një mbyllje të qeverisë”, tha Trump.

Ndërkohë, përpjekjet për të arritur një marrëveshje kanë ngelur në vendnumëro, teksa demokratët në Senat kërkojnë reforma të mëtejshme ndaj agjencive të DHS dhe të ICE si kusht për të mbështetur vazhdimin e financimit në paketë, kërkesa që përfshijnë masa si përdorimi i kamerave, ndalimi i mbulimit të fytyrës për agjentët dhe kërkesa për urdhra gjyqësorë për arrestime, për të parandaluar abuzime të mëtejshme dhe për të parandaluar një mbyllje qeveritare të pjesshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Taulant Balla: Ju thashë që po latë Saliun, Shehajn e Lapajn do të përfundoni si dasmë lagjeje

TIRANË, 8 korrik 2026/Albania Express News/- Kreu i grupit...

Aplikimi për në universitete në tre raunde, procesi nis në 27 korrik

TIRANË, 8 korrik 2026/Albania Express News/ -Maturantët që synojnë...

Festë për Xhakën me shokë në Vancouver, Zvicra kalon me penallti Kolumbinë dhe gjen Argjentinën në çerekfinale

BOTËRORI 2026 ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Zvicra ka siguruar...