3 vjet pa “Mbretin e Futbollit” botëror, Pele. Federata Braziliane e Futbollit, i bën homazh legjendës së futbollit të tyre dhe jo vetëm

Kanë kaluar tre vjet nga ndarja nga jeta e Pelé-së, ikonë absolute e futbollit botëror dhe një prej figurave më të mëdha sportive të të gjitha kohërave.

Edson Arantes do Nascimento u shua më 29 dhjetor 2022, në moshën 82-vjeçare, pas një beteje me kancerin, duke lënë pas një trashëgimi të pakrahasueshme në historinë e sportit.

Në një njoftim zyrtar, Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) e ka cilësuar Pelé-në si “Mbretin e futbollit” dhe lojtarin më të madh të të gjitha kohërave. “Me 1.282 gola të shënuar në 1.364 ndeshje, me talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe zotërimin e plotë të çdo elementi të lojës, Pelé u ngjit përgjithmonë në fronin e sportit”, thuhet në deklaratë.CBF ka kujtuar edhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm me Kombëtaren e Brazilit: 113 ndeshje, 84 fitore, 15 barazime, 14 humbje dhe 95 gola. Gjatë 14 viteve me fanellën e “canarinha”-s, nga 1957 deri në 1971, Pelé fitoi tri Kupa Bote (1958, 1962 dhe 1970), duke hyrë në histori që në moshën 17-vjeçare.

Edhe Santosi, klubi ku Pelé shkëlqeu për dekada, e ka përkujtuar këtë datë të veçantë. Me fanellën e Santosit, ai zhvilloi 1.116 ndeshje dhe realizoi 1.091 gola, shifra që flasin vetë për madhështinë e tij.

“Nga momenti i ndarjes së Mbretit nga jeta, CBF po punon që historia e Pelé-së të përjetësohet dhe t’u përcillet brezave të ardhshëm”, përfundon deklarata. Pelé nuk ishte vetëm një futbollist i madh, por një simbol global, emri i të cilit do të jetojë përgjithmonë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...

Autoritetet ngrenë ALARMIN: Kujdes nga këto mesazhe, po imitojnë bankat dhe Postën Shqiptare

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Autoriteti Kombëtar për Sigurinë...