FRANCË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Kjo që shihni në foton e mësipërme dyshohet të jetë kështjella prej 2.6 milionë eurosh e Ermal Beqirit, për të cilën SPAK sot përmes një njotimi zyrtar bëri të ditur se kërkon sekuestrimin. Kështjella ashtu siç e përcaktoi edhe SPAK ndodhet në në Oise, dhe në faqen e saj zyrtare te hapësira e njotimit ligjor shfaqet emri i Ermal Beqirit.
Po në faqen zyrtare jepet informacion në lidhje me kështjellën në fjalë ku shkruhet: “Château d’Auteuil në Berneuil-el-Bray është një vend ekskluziv dhe pak i njohur për publikun, një monument historik privat i vendosur rreth një orë larg Parisit, në Oise”

Më 30 dhjetor të 2024-ës, kjo kështejllë u shit për 2.612.200 euro. Shuma përputhet pothuajse plotësisht me atë të përmendur nga SPAK për blerjen e një kështjelle në Oise.
1200 metra katrorë, zbulohet kështjella 2.6 milionë euroshe e
Emri i Ermal Beqirit ne faqen zyrtare
Kjo kështjellë sipas informacioneve të dhëna për të është ndëruar në “stilin e Luigjit XIII, u ngrit në fund të shekullit XVI dhe u rindërtua në mënyrë identike në vitin 1840 nga konti i ri Archambault de Combauld de Bourbon.” Në total ka një sipërfaqe prej 1200 metrash katrorë, dhe shërben edhe si një hotel ku mund të rezervohen dhomat apo suitat që përmban.

Kujtojmë se sot SPAK bëri me dije se hetimet zbuluan llogari bankare me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente, u evidentua blerja e një kështjelle në departamentin e Oise (60) rreth 2.6 milion euro, mjete motorike etj. Për këto, SPAK ka kërkuar sekuestrimin nga autoritetet franceze.

