Të shtëna me armë në Lezhë, shoferi i “Audi”-t qëllon drejt një makine tjetër në lëvizje, autori në arrati

LEZHA ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku një person ka qëlluar me armë në drejtim të një automjeti tjetër, ndërsa më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në zonën e Urës së Milotit. Dyshohet se shtetasi Gj. Gj., i cili udhëtonte me një automjet tip “Audi”, ka qëlluar me armë zjarri drejt një tjetër automjeti tip “Audi”, që ishte në lëvizje dhe drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Drejtuesi i automjetit tjetër ka shpëtuar pa dëmtime, ndërsa autoritetet kanë nisur menjëherë kontrollet për kapjen e personit të dyshuar.

Shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen e autorit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ende nuk dihen motivet e konfliktit dhe nëse personat e përfshirë kanë pasur më herët konflikte mes tyre. Hetimet vijojnë për dokumentimin ligjor të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Saranda në alarm pas atentatit, Demo shkrin zinxhirin drejtues të Policisë, ngrihet Task-Forcë për sagën kriminale

SARANDË, 21 shtator 2026 /Albania Express News/ – Atentati...

“Expo Arbëria ” bashkon zemrat shqiptare në Spezzano Albanese dhe sjell në jetë traditën dhe identitetin arbëresh

SPEZZANO ALBANESE,ITALI , 21 shtator 2026 /Albania Express News/-...

“Studentët e universiteteve të Kosovës marshojnë në Prishtinë kundër aktgjykimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së”

PRISHTINË, 21 shtator 2026 /Albania Express News/- Studentët e...

Kombëtarja shqiptare / Nis pauza 3 javore e kampionateve, më e gjata në historinë e futbollit

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Këtë të hënë...