KINË – 25 viktima pas përmbytjeve në një zonë turistike

PEKIN, 02 gusht 2026 /Albania Express News-AFP/ –  Numri i të vdekurve nga përmbytja e menjëhershme që goditi një vend turistik në Kinën veriperëndimore, një javë më parë, është rritur nga 10 në 25, raportuan sot mediet shtetërore.

Përmbytja, e cila plagosi gjithashtu 23 persona, shkatërroi zonën turistike Shuangshimen më 26 korrik.

Shuangshimen është një destinacion popullor për alpinistët dhe kampistët në verë, i vendosur në rajonin malor të Gansu-së jugore, rreth 1 200 kilometra në jugperëndim të Pekinit.

Përveç numrit të të vdekurve, agjencia zyrtare e lajmeve Hsinhua raportoi se Komisioni Kombëtar i Parandalimit të Fatkeqësive i Kinës njoftoi se do të mbikëqyrë hetimin e katastrofës.

Kina është prekur rëndë nga kushtet ekstreme të motit këtë verë.

Në fillim të korrikut, 21 persona vdiqën në një rrëshqitje toke në të njëjtën provincë të Gansusë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Egnatia mbetet e pamposhtur në Europë, statistika që ushqen shpresat për kualifikim ndaj Shamrok Rovers

RROGOZHINË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Edhe pse aventura në...

Nga vendi i 15-të në Champions League! Manchester United rilind dhe synon trofetë

ANGLI ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Manchester United është gati...

Tensionet SHBA-Iran, Trump: Sulmet u pezulluan për t’i dhënë mundësi diplomacisë

SHBA ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Presidenti i SHBA-së, Donald...

Gjenden dy motoristët e humbur në Majën e Jezercës, Policia e Shtetit dhe ekipet e kërkim-shpëtimit ia dalin me sukses

TIRANË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Ka përfunduar me sukses...