FIFA , 06 shtator 2026/Albania Express News/-Gianni Infantino nuk ka ndërmend të lëshojë postin e tij në krye të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit. Kreu aktual i FIFA ka konfirmuar kandidaturën e tij për t’u rizgjedhur në postin e presidentit të këtij institucioni në zgjedhjet që do të mbahen në mars të vitit 2027.
Qeveria e futbollit botëror konfirmoi gjithçka përmes një komunikate për shtyp.
‘Presidenti i FIFA, në prill deklaroi se do të kandidojë për t’u rizgjedhur në postin e tij. Sigurisht, asgjë nuk ka ndryshuar. Z.Infantino do të garojë për të qenë sërish në krye-theksohet në komunikatën e FIFA.
Kohët e fundit pozitat e Gianni Infantinos janë tronditur fort për shkak të planit të tij për të shitur një kuotë të të drejtave komerciale të kompeticioneve të FIFA mes të cilave edhe Kupa e Botës te privatët. Konfederata të futbollit si UEFA apo CONCACAF e kanë kritikuar e ashpër Infantinon e madje kërcënuan me bojkot të kompeticioneve të FIFA, me UEFA që kërkoi edhe dorëheqjen e kreut aktual të organizmit më të lartë të futbollit botëror.
Por Gianni Infantino duket i palëkundur në qëndrimin e tij duke konfirmuar kandidaturën e tij për zgjedhjet e 2027.

