Zjarri masiv në Norvegji shkrumbon mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra banorë

NORVEGJI ,18 korrik 2026/Albania Express News/-Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë të banuar në Norvegji, duke shkatërruar më shumë se 100 shtëpi dhe duke detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 400 banorë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Krokstadelva, në komunën Drammen, ku flakët nisën të përhapen me shpejtësi nga një kodër drejt banesave përreth.
Sipas autoriteteve norvegjeze, deri tani nuk ka viktima apo persona të zhdukur. Dy persona janë dërguar në spital për shkak të problemeve nga thithja e tymit, ndërsa një zjarrfikës ka pësuar dëmtime të lehta gjatë ndërhyrjes.

 

Në operacion janë angazhuar më shumë se 100 zjarrfikës, helikopterë, forca policie, si dhe pjesëtarë të Forcave të Armatosura dhe Mbrojtjes Civile të Norvegjisë. Helikopterët kanë hedhur rreth 800 mijë litra ujë për të ndihmuar në kontrollin e flakëve.

Drejtori i Agjencisë Norvegjeze për Mbrojtjen Civile dhe Planifikimin e Emergjencave e ka cilësuar këtë si një nga zjarret më të mëdha të regjistruara në kohët moderne në vend.
Ekspertët thonë se përhapja e shpejtë e zjarrit është favorizuar nga temperaturat e larta, thatësira, shtëpitë prej druri dhe erërat e forta, të cilat kanë ndihmuar që flakët të përhapen me shpejtësi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident tragjik në Zvërnec, humb jetën gazetari i News24, Enrik Mehmeti

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur...

Dyshohen se kanë lidhje me persona të botës së krimit, 10 oficerëve të policisë iu hiqet certifikata e sigurisë

TIRANË ,18 korrik 2026/Albania Express News/-10 oficerëve, nga të...

Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

TIRANË ,18 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta qytetare në Tiranë...