Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

TIRANË ,18 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 49-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku më pas kanë vijuar marshimin e tyre përpara Kryeministrisë, aty ku do të mbajnë edhe fjalimet e tyre kundër politikave aktuale.

Me thirrjen “Revolucion”, protestuesit kërkojnë ndryshime në skenën politike, duke bërë thirrje për rrëzimin e klasës politike dhe anulimin e ligjit 21/2024.

Tubimi vijon të zhvillohet prej 49 ditësh radhazi, ndërsa pjesëmarrësit shprehen se do të vazhdojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasan, tentoi të vriste me armë zjarri një person në lokal, gjykata lë në burg Poli Boriçin

TIRANË ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Gjykata e Elbasanit ka...

Dossier/Dosja e shkatërrimit të ushtrisë shqiptare, si u grabitën 600 mijë armë dhe rreth 1.5 miliardë fishekë

TIRANË ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Raporeti i ministrit Sabit...