Dyshohen se kanë lidhje me persona të botës së krimit, 10 oficerëve të policisë iu hiqet certifikata e sigurisë

TIRANË ,18 korrik 2026/Albania Express News/-10 oficerëve, nga të cilët 6 janë të nivelit të parë drejtues në Policinë e Shtetit, u është hequr certifikata e sigurisë për dyshimet se kanë probleme me pastërtinë e figurës, mes të tjerash për indiciet se kanë lidhje me persona që i përkasin krimit.

Kjo e dhënë bëhet me dije nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila pranon për TCH se, për një vit, 19 oficerëve të tjerë, prej të cilëve 11 janë të nivelit të parë drejtues, u është refuzuar pajisja me këtë certifikatë, kurse 4 komisarëve u është pezulluar përkohësisht, derisa të përfundojnë përballjen me drejtësinë.
Ky është një dokument me të cilin një kategori e caktuar e oficerëve të policisë kanë akses të njihen me informacionin e klasifikuar “Sekret Shtetëror”. Por gjatë aplikimit pranë Institucionit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, autoritetet verifikuese, që janë Shërbimi Informativ Shtetëror, Agjencia e Inteligjencës dhe Agjencia Policore, kanë konstatuar se ata nuk i plotësojnë kushtet për t’u njohur me informacionet e klasifikuara.

 

Në total rezulton të kenë aplikuar 1487 oficerë policie, nga të cilët 33, përfshi edhe të rolit bazë dhe një i Ministrisë së Brendshme, kanë marrë notë negative.
Ky vendim i është përcjellë Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, që duhet të reflektojnë vende të tilla pune ku ata nuk duhet të aksesojnë informacione të klasifikuara.
E ndërsa për të pastruar policinë, në vitin 2018 nisi njëherazi rivlerësimi kalimtar, ku me ndryshimet ligjore në fokus janë drejtuesit, ndaj dhe është etiketuar shpesh si kontrolli i të 300-ve. Lëvizjet e shpeshta në departamente, drejtori qarqesh dhe komisariate kanë sjellë ngadalësim të procesit të vettingut.
Për shkak të ndryshimeve të fundit, vettingu u ndërpre për drejtuesit që u larguan dhe po vazhdon për ata që janë emëruar.
Zyrtarisht, AMP pranoi për TCH se, për 6 muaj, nga 26 kontrolle të trefishta, 15 prej tyre janë konfirmuar dhe për 11 shefa të tjerë është ndërprerë, pasi gjatë verifikimit të vettingut nuk ishin më drejtues.Tch

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasan, tentoi të vriste me armë zjarri një person në lokal, gjykata lë në burg Poli Boriçin

TIRANË ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Gjykata e Elbasanit ka...

Dossier/Dosja e shkatërrimit të ushtrisë shqiptare, si u grabitën 600 mijë armë dhe rreth 1.5 miliardë fishekë

TIRANË ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Raporeti i ministrit Sabit...