Zjarrfikësit shuajnë zjarrin e madh në qendër të Tiranës, çfarë mbeti pas kaosit. Nuk kursehen as semaforët

TIRANË, 14 tetor 2026 /Albania Express News/-Zjarri i madh i ndezur mes sheshit “Skënderbej” dhe Rrugës së Kavajës është fikur pas afro një ore.

Policia ka arritur të zmbrapsë protestuesit dhe pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është shuar, teksa në pamje duket qartë edhe çfarë ka mbetur pas kaosit, që është transferuar tashmë qindra metra më tutje, tek ministritë e Ekonomisë dhe e Brendshme.
Në foton e siguruar shihet se nuk janë kursyer as semaforët, teksa njërin prej tyre kanë arritur ta shkulin dhe ta shkatërrojnë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME