Zjarret masive në Washington djegin mbi 1 milion hektarë, mijëra banorë evakuohen! Probleme edhe me energjinë elektrike

SHBA ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Zjarre të fuqishme kanë përfshirë Washingtonit, duke djegur më shumë se 1 milion hektarë tokë dhe duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuime masive në disa zona.

Një nga vatrat më problematike është zjarri “Old Trails” në zonën e Spokane, i cili është përhapur me shpejtësi drejt zonave të banuara, duke shkatërruar disa banesa dhe duke kërcënuar mijëra të tjera.

 

Sipas autoriteteve, zjarri në Spokane ka përfshirë rreth 12 mijë hektarë dhe ka vënë në rrezik rreth 4 mijë struktura. Banorët në zonat e prekura janë urdhëruar të largohen menjëherë, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë për frenimin e flakëve.

Më shumë se 4 mijë zjarrfikës dhe punonjës të emergjencës po luftojnë me të paktën 10 vatra zjarri në të gjithë shtetin. Guvernatori i Uashingtonit, Bob Ferguson, shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe vendosi kufizime për aktivitetet që mund të rrisin rrezikun e zjarreve.

Deri tani nuk janë raportuar viktima apo persona të plagosur, por dëmet materiale dhe përmasat e zjarreve kanë shkaktuar shqetësim të madh tek autoritetet.

Situata ka sjellë edhe probleme me furnizimin me energji elektrike. Kompania energjetike Avista njoftoi se rreth 60 mijë persona kanë mbetur pa energji në pjesën lindore të shtetit.

Komisioneri i tokave publike të Uashingtonit, Dave Updegrove, deklaroi se përmasat e zjarreve këtë verë janë jashtë normales. “Po shohim zjarre që po përhapen në të gjithë shtetin”, tha ai.

Përveç forcave lokale, në operacionet e shuarjes janë angazhuar edhe Garda Kombëtare dhe ekipe zjarrfikësish nga më shumë se një duzinë shtetesh amerikane.

Autoritetet paralajmërojnë se situata mbetet kritike, ndërsa temperaturat e larta, thatësira dhe erërat e forta po favorizojnë përhapjen e mëtejshme të flakëve në rajonin e Paqësorit Veriperëndimor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dyshohet se humbi jetën në minierën e Bulqizës, vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e minatorit 40-vjeçar

BULQIZË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Operacioni i kërkim-shpëtimit për...

Masakër në një restorant në SHBA, tre të vrarë dhe shtatë të plagosur nga sulmi me armë zjarri

SHBA ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Tre persona kanë humbur...

Aksident në aksin Peqin–Elbasan, përplasen dy automjete, një i plagosur

Foto ilustruese PEQIN ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident automobilistik...