Deputetëve të Kosovës iu dërgohen ftesat për seancën konstituive të Kuvendit

PRISHTINË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu u dërgoi deputetëve të zgjedhur ftesat për seancën konstituive të Kuvendit.

Seanca konstituive do të mbahet të enjten (6 gusht), në orën 10:00.

Në ftesë është bashkëngjitur edhe rendi i ditës së seancës. Si pikë e parë është formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Më pas, në rend dite është betimi i deputetëve. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit është pika e tretë e seancës.

Pika e fundit është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Seanca e parë udhëhiqet nga deputeti më i vjetër dhe ai më i riu në sallën e Kuvendit.

Kryetarin e Kuvendit e propozon grupi më i madh parlamentar, siç përcaktohet në nenin 67. Ai zgjidhet me shumicë të votave të të gjithë deputetëve (61 nga 120).

Deputetët duhet t’i zgjedhin edhe pesë nënkryetarë të Kuvendit, tre prej të cilëve propozohen nga tri grupet më të mëdha parlamentare, kurse dy nga komunitetet joshumicë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dyshohet se humbi jetën në minierën e Bulqizës, vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e minatorit 40-vjeçar

BULQIZË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Operacioni i kërkim-shpëtimit për...

Masakër në një restorant në SHBA, tre të vrarë dhe shtatë të plagosur nga sulmi me armë zjarri

SHBA ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Tre persona kanë humbur...

Aksident në aksin Peqin–Elbasan, përplasen dy automjete, një i plagosur

Foto ilustruese PEQIN ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident automobilistik...