Zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FShF për katër vitet e ardhshme

Asambleja e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit zgjodhi sot anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Nga votat e delegatëve, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit për katër vitet e ardhshme janë Anila Basha (47 vota pro), Armando Cungu (43 vota pro), Blendi Fevziu (40 vota pro), Edmond Hasanbelli (44 vota pro), Envi Hicka (38 vota pro), Erind Resuli (42 vota pro), Geri Çipi (41 vota pro), Gjergji Petro (27 vota pro), Lutfi Nuriu (43 vota pro) dhe Pano Xhixho (33 vota pro).

Para nisjes së procesit, Komisioni i Verifikimit deklaroi se për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv ishin propozuar 13 kandidatë: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Envi Hicka, Erind Resuli, Ervin Canollari, Geri Çipi, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu dhe Pano Xhixho.

Më pas, Komisioni i Verifikimit shtoi se dy kandidatë janë tërhequr nga gara Abdyl Kuriu dhe Arben Dervishaj.

Të gjithë delegatët e Asamblesë u thirrën individualisht për të ushtruar të drejtën e votës, ndërsa Komisioni i Verifikimit shpjegoi rregulloren dhe procedurat, duke bërë që procesi të zhvillohej në mënyrë të rregullt dhe të suksesshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh, Maran fton tifozët në stërvitje (historia)

Nga Endi Tufa TIRANË , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Pas...

‘Lumë golash’ në Old Trafford, Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar

ANGLI , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Old Trafford u...

SPAK zgjeron akuzat ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni: Nën hetim për pastrim parash dhe korrupsion

Dyshimet për lidhje financiare me fondet e AKSHI-t dhe...