Zgjedhjet e pjesshme/ Ish-deputeti i PD shpërthen kundër Berishës: I fali 5 bashki mazhorancës. Pse ekziston opozita nëse garon me kandidatë të pavarur?

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi komentoi zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki të vendit, të cilat u fituan nga Partia Socialiste.

Teksa ishte i ftuar në “Breaking” në “Top News”, ai u shpreh se kreu i PD-së Sali Berisha “ia fali” mazhorancës duke treguar kështu edhe njëherë mospërgjegjshmërinë e kësaj force politike ndaj elektoratit të vetë.
“O do shkosh në parlament ose s’do shkosh. Unë jam kundër bojkotit. Unë armikun që nuk ju binda tufës për të djegur mandatin thonë që ke pasur të drejtë. I braktisi 5 bashkitë në zgjedhjet që u bënë në dielën.

Një opozitë e përgjegjshme mezi pret që të ketë zgjedhje, ose për të parë vetme, ose për të rreshtuar militantët që besojnë te ata. Këta thonë do të qerasëm me kandidatë të pavarur. Pse ekziston ti si opozitë?
Ata që ishin në listë të hapur janë deputetë. Kështu e thotë Kushtetuta. 7 deputetë të PD këta duhet të flasin në emër të sovranit dhe opozita duhet të jetë e përgjegjshme.
Meqenëse u rehatuan në atë karrigen e tyre dhe i lanë edhe 5 bashkitë dhe as mish as peshk. Shqipëri edhe qentë të kenë të drejtë vote votojnë për një parti. Ku ka të pavarur këtu me?”, u shpreh ish-deputeti i PD-së.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tragjedia në Cërrik/ Viktima e aksidentit, Qemal Çala ishte mësues në shkollën “Osman Gjini”

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Është përditësuar bilanci i...

Revolta në ditën e 45! Protestuesit marshojnë, oshëtijnë rrugët e Tiranës: Rama, jepe dorëheqjen!

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Pasi protestuan për disa...

Mbappé hyn në histori! Askush nuk ka luajtur më shumë se ai me Francën në Kupën e Botës

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Kylian Mbappé vazhdon...

Tragjedi në Cërrik/ Policia jep detaje: Dy viktima dhe një i plagosur në aksidentin në aksin Mollas–Gostimë

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Policia ka dhënë informacionin...