Rama fton sërish studentët në dialog, mesazhi nga “Sofra e Gurtë” përballë Kryeministrisë

TIRANË , 3 nëntor 2026 / Albania Express News /-Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish ftesën drejtuar studentëve protestues për t’u ulur në dialog me qeverinë, duke vendosur edhe këtë mëngjes “Sofrën e Gurtë” përballë godinës së Kryeministrisë.

Mbi tryezën prej guri janë vendosur disa letra me mbishkrimin “Dialog”, ndërsa kreu i qeverisë ka shoqëruar pamjet e publikuara në rrjetet sociale me mesazhin “Mirëmëngjes”.
Rama ka theksuar vazhdimisht gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e studentëve dhe për të diskutuar kërkesat e tyre, pavarësisht dallimeve në qëndrime.

Megjithatë, deri më tani, protestuesit kanë refuzuar ftesat e përsëritura për dialog, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre, mes të cilave edhe largimi i kryeministrit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME