Zbulohet klinika dentare në “Don Bosko” me produkte të skaduara dhe evazion fiskal, arrestohet administratori turk

Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizon operacionin policor të koduar “Dentistry”.

Zbulohet se në një klinikë dentare në “Don Bosko”, kryhej evazion fiskal dhe shërbehej me produkte të skaduara.
Sekuestrohen 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), pa fatura zhdoganimi, me vlerë rreth 100 000 euro, si dhe mandate të pafiskalizuara.
Arrestohet administratori i klinikës (shtetas turk). Vihen në hetim koordinatorja e subjektit dhe 2 laborantë.

Njoftimi i policisë:
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një subjekt (klinikë stomatologjike) në zonën “Don Bosko”, kryheshin krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit/jetës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizuan operacionin “Dentistry”.
Gjatë ndërhyrjes në ambientet e klinikës, u kap dhe u arrestua administratori i subjektit, shtetasi turk, A. Y., 59 vjeç.
Gjithashtu, u kapën në flagrancë, 3 punonjës të klinikës, konkretisht koordinatorja, shtetasja B. K., 35 vjeçe, si dhe 2 laborantët, shtetasit L. S., 21 vjeçe dhe A. A., 42 vjeç, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë.
Nga kontrolli në ambientet e klinikës u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), me vlerë rreth 100 000 euro, për të cilat nuk disponoheshin fatura zhdoganimi, si dhe mandate të pafiskalizuara. Vijojnë hetimet për të përcaktuar dëmin ekonomik që i është caktuar shtetit, si pasojë e shmangies së detyrimeve tatimore nga ky subjekt.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Masat për kreun e SHISH, Kryeministri Rama paralajmëron nga Nju Jorku: Shkarkim i menjëhershëm nga detyra për Vlora Hysenin

TIRANË ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

E rëndë në Gjermani/ Shqiptari dhe greku në kërkim për vrasjen e 15-vjeçarit, sherri nisi për 200 euro

GJERMANI ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Një ngjarje e...

Gazetarja denoncon ndërhyrjen e policisë në Shkozet, UGSH Durrës kërkon hetim dhe transparencë

DURRËS, 22 shtator 2026 /Albania Express News/ – Unioni...