Zbulohen prapaskenat e paktit PS-PD për votimin e rezolutës së anëtarësimit në BE, telefonata Balla- Bardhi në mesnatë. Cilët janë 4 negociatorët që formuluan draftin

TIRANË,14 maj 2026/Albania Express News/Në momentin kur dukej një diferencë e thellë qëndrimesh mes maxhorancës dhe opozitës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, në Parlament doli tym i bardhë papritmas.

Janë të pakta rastet kur në Parlamentin e Shqipërisë arrihet konsensus mes PS dhe PD për dokumente të përbashkëta, siç ndodhi paraditen e kësaj të enjteje me rezolutën për integrimin.
Rezoluta parashikon bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe angazhim për avancimin e integrimit.

“Të nxisë dialog politik dhe shoqëror gjithëpërfshirës për të siguruar konsensus kombëtar mbi prioritetet europiane. Mazhoranca angazhohet të sigurojë kushtet për pjesëmarrjen e plotë të opozitës në veprimtarinë parlamentare, të respektojë kërkesat e saj në përputhje me standardet demokratike, me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit”, u shpreh Igli Hasani.
Ndërsa Albana Vokshi u shpreh: “Ky variant, kjo rezolutë është mbi 90% kontribut i opozitës, ja ç’do të thotë kur opozita nuk përjashtohet, kur opozita nuk refuzohet, kur opozita lejohet që të marrë pjesë në procese”.
Por si u arrit kjo dakordësi në kulmin e debateve, kur opozita në javët e fundit ka folur për bllokim të integrimit dhe moskalimin e provimit IBAR, ndërsa maxhoranca ka deklaruar se është vazhdim normal i negociatave me BE?
Gjatë 48 orëve të fundit, Top Channel mëson se dy protagonistët e dakordësisë janë Taulant Balla dhe Gazment Bardhi.
Mes tyre ka pasur një telefonatë, nga ku Balla është shprehur i gatshëm për të parë propozimet e opozitës, duke ngritur një grup pune në Komisionin e Punëve të Jashtme me Ilda Zhulalin, këshilltare e grupit të PD-së, dhe Edmond Haxhinaston nga opozita, si edhe Erion Malajn me Romina Kukon nga maxhoranca.
Mësohet se propozimet e opozitës kanë pësuar ndryshime në formulim, duke arritur në një produkt final që i ka shkuar për votim Parlamentit dhe pritet të miratohet në orët e mëvonshme.
Draft-rezoluta ka marrë edhe bekimin e Edi Ramës dhe Sali Berishës, një zë kritik konstant për mënyrën se si qeveria po vepron me integrimin europian.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Luxus Magazine”: Shqipëria, destinacioni i ardhshëm i turizmit luksoz

TIRANË, 14 maj 2026 /Albania Express News/- Mes brigjeve...

Presidenti Bajram Begaj përshëndet rezolutën e Kuvendit për integrimin: Akt i çmuar i bashkëpunimit parlamentar

TIRANË, 14 maj 2026/Albania Express News/ Presidenti Bajram Begaj...

Histori në futbollin shqiptar/ Ilir Daja bëhet trajneri më i titulluar shqiptar, kalon Mirel Josën me trofe

TIRANË,14 maj 2026/Albania Express News/Mbrëmja e djeshme hyri në...

Mes kontestimeve të opozitës, Genta Tafa betohet si Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi

TIRANË,14 maj 2026/Albania Express News/Pas miratimit të projekt-rezolutën për...