Apeli i GJKKO shpall vendimin për inceneratorin e Tiranës, rikthen Lefter Kokën në burg

TIRANË, 14 maj 2026 /Albania Express News/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot vendimin për inceneratorin e Tiranës.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Iliriana Olldashi, Nertina Kosova dhe Daniela Shirka, vendosi të rikthejë në qeli ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, pasi i kanë mbetur edhe 6 muaj burg për aferën në inceneratorin e Tiranës.

Konkretisht, Apeli i GJKKO-së ndryshoi pjesërisht vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, duke rrëzuar pikën që parashikonte shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” të vendosur ndaj Kokës në vitin 2023.

Koka ishte dënuar me 3 vite burg për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 2 vite burgim. Në vendimin e saj, GJKKO kishte vendosur shuarjen e masës së sigurisë, me argumentin se dënimi ishte konsumuar nga periudha e paraburgimit. Megjithatë, Apeli i GJKKO-së e ndryshoi këtë pjesë të vendimit, duke rikthyer në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Gjithashtu Apeli i GJKKO vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për të pandehurit B.K, E.M, T.T dhe S.K.

Ndërkohë, Gjykata ndryshoi vendimin për të pandehurin J.Ll., duke e deklaruar fajtor për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim. Sipas vendimit, J.Ll u dënua me 1 vit burgim, ndërsa në aplikim të Kodit të Procedurës Penale, dënimi iu ul në 8 muaj burgim.

Gjithashtu, ndaj tij u caktua edhe dënimi plotësues i heqjes të së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Luxus Magazine”: Shqipëria, destinacioni i ardhshëm i turizmit luksoz

TIRANË, 14 maj 2026 /Albania Express News/- Mes brigjeve...

Presidenti Bajram Begaj përshëndet rezolutën e Kuvendit për integrimin: Akt i çmuar i bashkëpunimit parlamentar

TIRANË, 14 maj 2026/Albania Express News/ Presidenti Bajram Begaj...

Histori në futbollin shqiptar/ Ilir Daja bëhet trajneri më i titulluar shqiptar, kalon Mirel Josën me trofe

TIRANË,14 maj 2026/Albania Express News/Mbrëmja e djeshme hyri në...

Mes kontestimeve të opozitës, Genta Tafa betohet si Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi

TIRANË,14 maj 2026/Albania Express News/Pas miratimit të projekt-rezolutën për...