TIRANË ,15 maj 2026/Albania Express News/Drejtoria e Tatimeve ka zbuluar cilat janë bizneset që nuk përfitojnë nga zbatimi i faqes fiskale.
Në njoftimin e publikuar më herët, Drejtoria e Tatimeve shkruan se nuk përfitojnë nga fshirja/shuarja e detyrimeve subjektet që:
Janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore;
Janë në proces gjyqësor ose hetimi për vepra penale tatimore dhe/ose doganore gjatë periudhës së zbatimit të ligjit;
Kanë vendim gjyqësor të formës së prerë në favor të Administratës Tatimore apo Doganore për detyrimet objekt përfitimi.

