Zbardhet plani i paqes me 28 pika për Ukrainën, a do të jetë rusishtja gjuhë zyrtare për ukrainasit?

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump, në bashkëpunim me zyrtarë rusë, ka hartuar një propozim të ri për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Sipas burimeve, plani i është paraqitur ditët e fundit Kievit nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff. Mediat ndërkombëtare raportojnë se dokumenti, i përbërë nga 28 pika, parashikon lëshime të mëdha nga Ukraina.
Ndër to, dorëzimi i territorit të mbetur të Donbasit, përgjysmimi i ushtrisë ukrainase, kufizimi i armatimeve, ndërprerja e një pjese të ndihmës ushtarake amerikane dhe ndalimi i pranisë së trupave të huaja në territorin ukrainas.

Një pikë tjetër e debatueshme e draftit është njohja e gjuhës ruse si gjuhë zyrtare në Ukrainë.
Burime nga Kievi e kanë cilësuar planin si thellësisht të njëanshëm, ndërsa disa zyrtarë amerikanë e interpretojnë si një përpjekje për të përcaktuar pritshmëritë e Moskës për hapjen e negociatave.
Propozimi vjen në një moment të ndërlikuar për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili po përballet me një skandal korrupsioni brenda rrethit të tij të ngushtë, duke rritur presionin politik të brendshëm dhe kritikat brenda partisë së tij.
Publikimi i dokumentit ka lënë gjurmë edhe në tregjet ndërkombëtare: çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm, pasi investitorët presin ulje të rreziqeve të furnizimit të lidhura me sanksionet e fundit amerikane ndaj kompanive ruse të energjisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

BRUKSEL ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka...

Super Spanjë, “La Roja” gjunjëzon Francën e Mbappe në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit 2026

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është finalistja...

Tragjedia në Cërrik/ Viktima e aksidentit, Qemal Çala ishte mësues në shkollën “Osman Gjini”

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Është përditësuar bilanci i...

Revolta në ditën e 45! Protestuesit marshojnë, oshëtijnë rrugët e Tiranës: Rama, jepe dorëheqjen!

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Pasi protestuan për disa...