Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, ka bërë publike kushtet kryesore të propozimit të fundit iranian për paqe drejtuar Shteteve të Bashkuara, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA.
Sipas një burimi pakistanez të cituar nga Reuters, Pakistani ia ka përcjellë një ditë më parë SHBA-së propozimin e ri iranian për paqe. Media amerikane Axios, shkruan se Donald Trump pritet të zhvillojë më vonë një takim me ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të diskutuar opsionet e mundshme ushtarake.
Megjithatë, gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë më herët, ai vetë deklaroi se kishte pasur një “zhvillim shumë pozitiv” dhe u shpreh se janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje, e cila do ta linte Iranin pa armë bërthamore. Teherani ka vazhduar t`i mohojë pretendimet se synon krijimin e një arme nukleare.

