Vera ka tjetër shije mes maleve, ujit kristal dhe aventurës në liqenin e Komanit

LIQENI KOMANIT  ,15 gusht 2026/Albania Express News/-Liqeni i Komanit po tërheq gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj, të cilët zgjedhin ta eksplorojnë zonën përmes udhëtimeve me traget dhe anije turistike.

Peizazhi malor, kanionet dhe ujërat e liqenit e kanë kthyer lundrimin në Koman në një nga eksperiencat më të veçanta të turizmit në veri të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga shëtitijet me anije turistike në këtë liqen.

“Bukuri mes maleve, ujit kristal dhe aventurës në Liqenin e Komanit, ku vera ka një tjetër shije”, shkruan Rama.

Për turistët, udhëtimi mund të vazhdojë nga Liqeni i Komanit drejt Lumit të Shalës, një tjetër prej atraksioneve më të kërkuara të zonës, ku ofrohen udhëtime me varkë dhe aktivitete ujore

Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona. Shtrihet në një sipërfaqe prej 34 kilometrash, nga fshati Koman gjatë gjithë rrugës deri në fshatin Fierzë. Ky liqen është shtëpia e 13 specieve të ndryshme të peshkut dhe amfibëve.

Liqeni i Komanit shtrihet mes maleve të qarkut të Shkodrës dhe Kukësit. Është e pabesueshme që një vend kaq i bukur është rezultat i një rezervuari të ndërtuar në 1978 pranë fshatit Koman.

Udhëtimi përgjatë liqenit nga Komani deri në Fierzë zgjat më pak se tri orë dhe konsiderohet si një nga përvojat më unike të udhëtimeve në Shqipëri. Udhëtimi me kanoe ofron panoramën më të mrekullueshme të kësaj natyre të paprekur që rrethon liqenin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

SEZONI I RI POLITIK DHE QYTETARËT

NGA NERTIL JOLE TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Në...

Pse kaq shumë neveri për njëri-tjetrin, o shqiptarë?!

Nga Vladimir Selamaj FIER , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Ekziston...

Zjarr i madh në Sarandë, flakët përfshijnë kodrën dhe krijojnë re të mëdha tymi

SARANDË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Një zjarr ka...