“Unë nuk besoj në miqësore”/ Sylvinho para duelit me Ukrainën: E vështirë të përgatitësh ndeshjen pas një situate të tillë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shpreh se skuadra duhet të lërë pas eliminimin nga Polonia dhe të fokusohet te ndeshja e radhës me Ukrainën.

Ai u shpreh se është e vështirë të përgatitësh një ndeshje të tillë, sidomos pas situatës që ndodhet skuadra.
“Është e vështirë të diskutosh për vitin e kaluar, kur kemi një ndeshje të vështirë përpara. Viti i kaluar nuk ishte i lehtë. Kemi luajtur në një fazë play off-i, që ishte ndeshja më e rëndësishme e Kombëtares shqiptare. Kur humbet, duket sikur çdo gjë shkon keq. Ne kemi një tjetër ndeshje nesër. Do jetë një ndeshje e bukur. Besoj se dhe ata do të luftojnë për të marrë më të mirën.

Është shumë e vështirë të përgatitesh për një ndeshje të tillë pas kësaj situate. Më pyetët për një ndeshje miqësore. Unë kurrë nuk besoj te ndeshjet miqësore. Kur futesh në fushë, duhet të japësh më të mirën për 90 minuta. Unë nuk besoj te ndryshimi i 5-6 lojtarëve. Si trajner, duhet ta organizosh mirë ekipin”, tha ndër të tjera Sylvinho.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shqipëria publikon formacionin ndaj Finlandës, kuqezinjtë synojnë fitoren në sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve

Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa Qazim Laçi është sërish...

Tifozët besojnë te kuqezinjtë, 65% votojnë për fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës në sondazhin e UEFA-s

TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Pak orë para...

Pas 32 vitesh dhe betejash të panumërta, sporti shqiptar fiton një betejë historike, ndryshon ligji i sponsorizimeve

Nga Endi Tufa TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Këshilli...