“Unë i konsideroj kolegë”, Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht, me shikojnë konkurrent

TIRANË ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Deputeti socialist, Erion Braçe ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, ku foli hapur për debatet brenda Partisë Socialiste.

Braçe u shpreh se publikimi i mesazheve të tij në media nuk janë të rastësishme, por sipas tij, kanë për qëllim ta poshtërojnë dhe për ta eliminuar politikisht.

Gjithashtu Braçe thekson se ai që i nxjerrë këto mesazhe e sheh si njeri prej vitesh dhe e konsideron si një konkurrent, dhe për këtë arsye e ka problem.

“I nxjerrin mesazhet sepse kanë qëllim të më poshtërojnë, tamam për të më poshtëruar. Për mua është shumë e rëndë. Edhe ajo që ka dalë nga mbledhja e grupit, pavarësisht se është transformuar dhe hedhur në atë formë në publik. ‘I tha ik pirdhu’. Nuk është kështu. Është ta nxjerrësh për ta vrarë tjetrin politikisht. Ai që e ka nxjerrë këtë kërkon të të largojë nga fusha e brendshme e Grupit Parlamentar një njeri që e sheh aty prej vitesh, që e konsideron konkurrent dhe e ka problem. Unë s’kam problem me qenien e atij. Unë i konsideroj ata kolegë,” u shpreh Braçe.

I pyetur nga moderatorja Erla Mëhilli nëse ai person është Edi Rama, deputeti e mohoi në mënyrë kategorike. Braçe tregoi se mesazhin e dërguar në grupin parlamentar ka kërkuar që të njoftoj policia, pasi protestuesit goditën me vezë gra deputete.

“Jo, nuk është. Këtu jemi për t’i thënë gjërat lirisht. Kishte ndodhur gati 46 ditë më parë, kur u goditën gra deputete me vezë. Edhe kam shkruar në grup që të thirrej policia. Edhe shkrova për gratë. Edhe atë mesazh e nxorën në media. Natyrisht, me interpretimet e duhura se policinë e kërkoi ky. Nuk është vetëm ndaj meje kjo sjellje. E kanë pësuar edhe të tjerë si unë dhe guxojnë ta bëjnë. Edhe këto interpretohen si përpjekje për eliminim. Ja, kjo më bën të them se ka luftë të brendshme në PS,” theksoi Braçe.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Taulant Balla: Punimet në bulevardin e Kavajës në kulmin e sezonit turistik, dëm për ekonominë lokale

TIRANË, 29 korrik 2026/Albania Express News/ -Drejtuesi politik i...

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ,takim me prefektët: Koordinim më i fortë dhe prani më e madhe në terren

TIRANË ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Ministri i Punëve të...

“Tani është radha jonë”, Trump urdhëron sulme drejt Iranit pas raketave ndaj bazave amerikane

SHBA ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Shtetet e Bashkuara kanë...