Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar prangoset nga policia nën akuzën e trukimit të ndeshjeve

BOTËRORI 2026 ,17 qershor 2026/Albania Express News/Një skandal i rëndë ka tronditur Kupën e Botës 2026. Sulmuesi 23-vjeçar i Bregut të Fildishtë, Elye Wahi, është arrestuar nga policia franceze nën akuzat për mashtrim të organizuar dhe korrupsion sportiv.

Wahi (i cili luan për Nice në Francë) dyshohet se mori qëllimisht një karton të verdhë në ndeshjen e 17 majit kundër Metz, me qëllim që të favorizonte baste të paligjshme të vendosura paraprakisht. Ai u prangos nga autoritetet në Marsejë më 29 maj dhe u lirua pas marrjes në pyetje.
Pavarësisht se hetimi ndaj tij është ende i hapur, lojtari udhëtoi me kombëtaren dhe luajti si titullar në fitoren 1-0 të Bregut të Fildishtë kundër Ekuadorit. Megjithatë, e ardhmja e tij në turne është në rrezik: ndeshja e radhës luhet në Kanada dhe ky shtet mund t’i bllokojë hyrjen për shkak të rregullave të rrepta ndaj personave nën hetim penal.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Egnatia bie në Dublin, por lë të hapur shpresat për përmbysje në Rrogozhinë

DUBLIN, 05 gusht 2026 / Albania Express News /-Egnatia...

Propozimi për Reformën Territoriale/ PS nis konsultimet për hartën e re, mazhoranca u dërgon draftin bashkive

TIRANË ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Teksa në të gjitha...

Pogradeci bëhet qendra e turizmit dhe gastronomisë shqiptare, promovon mikpritjen tradicionale si markë kombëtar

POGRADEC ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Pogradeci mirëpriti një takim...