TIRANË ,07 shtator 2026 /Albania Express News/-Të paktën 11 persona kanë humbur jetën pasi një ortek goditi një grup prej 33 alpinistësh në Grykën Bezhengi, në rajonin rus të Kaukazit, njoftoi Ministria Ruse e Emergjencave.
Orteku goditi të dielën grupin e alpinistëve në Grykën Bezhengi, në rajonin Kabardino-Balkaria, duke i zënë në befasi. Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa gjashtë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
Sipas autoriteteve ruse, 10 alpinistë kanë arritur të zbresin në mënyrë të sigurt nga zona pas ortekut.

