Tirana feston sot 81-vjetorin e çlirimit prej pushtuesve nazistë

Kryeqyteti ynë, Tirana, feston sot 81-vjetorin e çlirimit.

Beteja për Tiranën ishte operacioni nga më të rëndësishmit, më të ashprit e më të suksesshmit që kanë zhvilluar njësitë e Ushtrisë Nacionalçlirimtare kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë.

Çlirimi i Tiranës iu ngarkua Korparmatës I Sulmuese. Shtabi i Korparmatës hartoi një plan operacioni të hollësishëm në bazë të planit operativo-strategjik të Komandës së Përgjithshme. Plani parashikonte krijimin e frontit të brendshëm dhe të jashtëm me qëllim mbylljen dhe goditjen e garnizonit gjerman brenda Tiranës.

Operacioni u zhvillua në tri faza: faza përgatitore (12 shtator – 28 tetor), faza e parë e sulmit (29 tetor – 10 nëntor) dhe faza e sulmit përfundimtar (11 – 17 nëntor). Operacioni i mësymjes për çlirimin e Tiranës përfundoi me fitore, pas 19 ditë luftimesh të ashpra (29, 10, – 17, 11) brenda në qytet, si dhe gjatë rrugëve të komunikacionit që çonin drejt tij.

Më 17 nëntor Tirana u çlirua. Rol të veçantë për suksesin e operacionit luajti beteja e Mushqetasë. Lufta për çlirimin e Tiranës kishte karakterin e luftës së vërtetë ballore, ku u dukën qartë shkalla e organizimit të UNÇSH. Në luftën për çlirimin e Tiranës, një kontribut të çmueshëm dha populli i kryeqytetit, i cili i mbështeti fuqimisht të gjitha luftimet që u zhvilluan nëpër lagjet dhe rrugët e tij. 127 partizanë dhanë jetën në betejën për çlirimin e kryeqytetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rrëzohet avioni privat në Florida, humbin jetën të 9 personat në bord

SHBA, 2 nëntor 2026 /Albania Express News/-Nëntë persona kanë...

Britania pritet të ashpërsojë rregullat e emigracionit, ministrja e Brendshme prezanton sot masat e reja

BRITANI E MADHE, 2 nëntor 2026 /Albania Express News/-Ministrja...

Ambasadori i ri i Izraelit tregon forcën duke ngritur pesha të rënda në Palestër! Ka një mesazh për shqiptarët?

TIRANË, 2 nëntor 2026 /Albania Express News/-Ohad Nakash Kaynar...

Edi Rama fton sërish protestuesit për dialog, ‘sofra e gurtë’ rikthehet para Kryeministrisë

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë...