RROGOZHINË, 1 nëntor 2026 /Albania Express News/-Një aksident i trefishtëka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit, në drejtim të Lushnjës.
Si pasojë e përplasjes, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një automjet, drejtuesi i të cilit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar i përmbysur në rrugë. Për të shmangur përplasjen me të, një automjet tip “Benz” ka frenuar, por më pas tre mjetet janë përplasur njëri pas tjetrit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për disiplinimin e trafikut, i cili është rënduar si pasojë e aksidentit. Gjithashtu edhe shërbimet zjarrfikëse të Lushnjës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për pastrimin e autostradës nga mbetjet e automjeteve të përfshira në aksident.

