TIRANË, 2 nëntor 2026 /Albania Express News/-Ohad Nakash Kaynar është ambasadori i ri i Izraelit në Shqipëri dhe e ka filluar misionin e tij ndryshe. Me një video selfie, ku nga qendra e Tiranës në një ditë me diell bën foto.
Pastaj shkon te Pazari i Ri për të blerë ullinj, te kompania Adrion në qendër të Tiranës për të parë librat dhe guidat shqip; në palestër, ku ngre pesha të rënda, e jo pa domethënie një fakt i tillë për të treguar se misioni i tij në vend do të jetë i rëndë në këto kohëra të trazuara ku protestat kanë pasur element të theksuar antisemitë edhe në brendësi të tyre; Dhe mbi të gjitha, një ambassador izraelit në Tiranë që flet gjuhën shqipe, e videon e realizon në shqip.
Nuk dihet se cili do të jetë synimi dhe qëllimet e tij dhe çfarë do të ndryshojë në mandatin e tij si ambasador. Por edhe në palestër, ambasadori shfaqet me një bluzë të bardhë ku gjendet në gjysmën e figurës shqiponja dy krenare e gjysma tjetër ylli izraelit. Ambasadori i ka dhënë disa sekuenca më shumë pjesës së videos në palestër. A ka diçka për tu treguar të gjithëve?

