“Tërmet” në qeverinë Meloni pas humbjes së referendumit, japin dorëheqjen ministrat, kush janë ata

Pas humbjes në referendumin për reformën në drejtësi, qeveria e Kryeministres Giorgia Meloni po përballet me një valë dorëheqjesh dhe presion politik.

Efekti i parë konkret ishte largimi i Andrea Delmastro Delle Vedove nga posti i Nënsekretarit të Drejtësisë, i cili njoftoi dorëheqjen e parevokueshme duke marrë përgjegjësi për veprimet e tij, megjithëse deklaroi se nuk kishte bërë asgjë të paligjshme. Po ashtu, dha dorëheqjen edhe Giusi Bartolozzi, shefe e kabinetit të Ministrit të Drejtësisë, pas polemikave për deklaratat e saj ndaj magjistratëve.
Zhvillimet vijnë pas një sërë takimesh të zhvilluara nga Meloni me drejtues të Fratelli d’Italia gjatë gjithë mëngjesit, me synimin për të dhënë një përgjigje të fortë politike pas rezultatit të referendumit.

Ndërkohë, në qendër të vëmendjes mbetet edhe Ministrja e Turizmit Daniela Santanchè, e cila është nën presion për hetime që lidhen me aktivitetet e kompanisë së saj dhe menaxhimin e saj gjatë pandemisë. Burime politike të “Corriere Della Sera” bëjnë të ditur se po diskutohen mundësitë për largimin e saj, megjithëse ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.
Dorëheqja e Delmastro-s lidhet edhe me polemikat rreth përfshirjes së tij në një aktivitet biznesi të lidhur me persona të afërt me individë të dënuar për lidhje me Camorra. Nga ana tjetër, Bartolozzi ishte kritikuar për deklarata të forta publike, ku kishte sulmuar sistemin gjyqësor.
Opozita reagoi menjëherë ndaj zhvillimeve. Debora Serracchiani nga Partia Demokratike i cilësoi dorëheqjet si të vonuara dhe të diktuara nga rezultati i referendumit, duke akuzuar qeverinë për mungesë transparence dhe respekti ndaj institucioneve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ku fshihet Putini/ Izolimi, frika nga atentati dhe misteri që rrethon vendndodhjen e tij

RUSI,23 maj 2026/Albania Express News/Raportet e mediave ndërkombëtare dhe...

Referendumi për Berishën, nis procesi i votimit, dilemë numri i anëtarëve me të drejtë vote

TIRANË,23 maj 2026/Albania Express News/Sot mbahen zgjedhjet për kreun...

Majlinda Paja shpallet “Miss Afërdita 2026”, Belshi përjeton një natë magjike buzë liqenit

NGA FATMIR POPJA BELSH,23 maj 2026/Albania Express News/Qyteti i Belshit...

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...