“Teksa Balluku fliste në parlament, SPAK dha verdiktin”/ gazetarja Hoxha: Hetimet po shkojnë edhe më tej, dyshime për pastrim parash

“Kur fliste në parlament, SPAK e kishte dhënë verdikitn e tij. Masat u aprovuan pasditen e djeshme. Janë masa të bëra publike prej orësh. Për zonjën Balluku janë dy masa që e pezullojnë nga të dyja detyrat. Masa e dytë është masë që e ndalon të largohen nga vendi.
Gjatë kësaj vjeshte, veprimet ishin të kuptueshme për ata që ishin në hetim dhe drejt të cilëve SPAK po shkonte. Janë një sërë proces-verbalesh. Historia nis me dy kallëzime të politikës që qëndrojne prej muajsh me veprime paraprake.

Të dhënat u gjeneruan nga telefoni i Berberi, që flasin për të gjithë procedurën. Kushdo në ministri, kur e kupton që vijnë shkresa apo kontrolle të behta, i ka indiciet që diçka po ndodh. Këto shkresa i kanë shkuar gjatë muajve të fundit dhe kanë kulmuar më 31 tetor ku iu komunikua akuza, ku iu vendosën në dispozicion aktet. Qartazi, kuptohet që SPAK është duke kryer edhe veprime të tjera. Edhe për aeroportin e Vlorës dhe disa transkaksione. Nga mënyra si po i përkon shkresat, më duket sikur po shkon drejt hedhjes së dyshimeve për një skemë të pastrimit të parave”-u shpreh gazetarja Hoxha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zhduket kinezja në Greqi, dyshohet se është rrëmbyer ose vrarë. Zbulohet lidhja me investimet në Shqipëri

GREQI ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një shtetase kineze 50-vjeçare,...

Korça kryeson me mbi 7 200 aplikime për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi

KORÇË, 11 korrik 2026 /Albania Express News/ -7 200...