Teatri europian në skenën shqiptare: “Petrikora” dhe “Për një botë më të mirë” në Festivalin “Skampa 2025”

Nga Fatmir Popja

Edicioni i radhës i Festivalit Ndërkombëtar Teatror “Skampa 2025” vijon të sjellë në skenën shqiptare shfaqje nga teatri bashkëkohor europian, me prurje që trajtojnë tema aktuale dhe universale përmes gjuhës së artit skenik.

Në mbrëmjen e djeshme, teatri “Skampa” mirëpriti dy shfaqje të rëndësishme, që u pritën me interes nga artdashësit dhe publiku elbasanas. Në orën 19:00, “Petrikora” nga Dot Ensemble Theatre i Selanikut (Greqi) solli në skenë një performancë bashkëkohore të frymëzuar nga balada e njohur ballkanike “Ura e Artës”. Shfaqja ftonte publikun në një udhëtim poetik, ku mitet përplaseshin me dilemat moderne, duke përdorur një gjuhë skenike vizualisht të rafinuar dhe thellësisht emocionale.

Menjëherë pas saj, në orën 20:30, trupa AAT – Artūras Areima Theater nga Lituania solli shfaqjen “Për një botë më të mirë”. Drama zhvillohej në një realitet distopik, ku lufta ishte kthyer në një formë mbijetese, ndërsa publiku përballej me pyetje të thella mbi drejtësinë, natyrën dhe rolin e individit në një botë të thyer. Përmes një regjie që alternonte skena ëndërrimtare me momente tensioni të lartë, shfaqja reflektonte mbi mënyrën se si e shohim botën sot dhe se si mund të imagjinojmë një tjetër më të mirë.

Festivali “Skampa 2025” vijon me një kalendar të pasur shfaqjesh dhe aktivitetesh deri në fundjavë, duke e kthyer Elbasanin në një qendër të dialogut kulturor dhe teatror në rajon.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr në një njësi shërbimesh në qytetin e Elbasanit, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang përhapjen e flakëve

ELBASAN ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Një zjarr i rënë...

U përplas me Berishën, Kuçana bën akuzën e fortë: Kushdo që do të bëjë karrierë në PD, duhet të kalojë nga zyra e Flamur...

TIRANË ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-kandidatja për deputete e...

AF Elbasani kërkon historinë në Europë, sot përballë BATE Borisov për një vend në turin e dytë të Conference League

ELBASAN ,16 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është gati...

Skandal me fondet e pensioneve, arrestohen tre zyrtare të Postës Shqiptare në Durrës! Dyshohet se përvetësuan 69 milionë lek

DURRËS ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Një operacion i gjerë...