“Të tërhiqem nga Kombëtarja? Kam ende disa vite…”/ Gjimshiti para miqësores me Izraelin: Maran vjen me ide të reja, të gjithë janë gati

TIRANË,2 qershor 2026/Albania Express News/Gjimshiti: “Kemi objektiva të qarta, për të arritur atë që më parë na dukej e pamundur. Siç shkoi rrugëtimi, ishim shumë afër asaj gjëje që do të ishte shumë e bukur për ne. Me një rifillim, me një staf të ri, jemi e njëjta bazë lojtarësh, me disa të rinj.

Idetë janë të qarta. Me aq pak kohë sa kemi pasur, kemi parë disa gjëra që i do trajneri për këtë cikël të ri. Sa më shumë kohë kalon, aq më mirë bëhet. Jemi të gjithë të gatshëm të bëjmë atë që do trajneri dhe të bëjmë më të mirën në fushë.

Nuk besoj se është filozofi italiane, por çdo trajner ka idetë e veta, siç ishte Sylvinho, edhe trajneri i ri ka idetë e veta. Është në duart e trajnerit të na japë ato ide që ka.

Të them të drejtën, nuk e kam menduar akoma largimin. Mendoj se është një sinjal pozitiv. Mendoj se do luaj edhe për disa kohë. Trupi dhe i gjithë rrethi është i gatshëm për të luajtur në nivele të larta.

Taktika, pozicioni në fushë ndryshon. Nuk është e thjeshtë të bësh çdo gjë brenda 2-3 ditëve. Ka disa gjëra më të rëndësishme për të bërë në fushë.

Siç e thashë edhe më herët, kishim shumë pak kohë. Por idetë janë të qarta. Për më shumë ju jep përgjigje trajneri. Por besoj se jemi të gjithë gati për të bërë më të mirën në këto dy miqësore. Edhe Izraeli ka pasur një rritje në kohët e fundit. Është një skuadër e mirë.

Nuk është e thjeshtë. Në fund të sezonit, shumë i gjatë për të gjithë, por me një trajner të ri, të gjithë duan të tregojnë veten për një vend në Kombëtare. Nuk është gjë e thjeshtë të veshësh këtë fanellë. Do të synojmë më lart dhe për më mirë. Do të synojmë të kualifikohemi në turnetë e mëdha”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Nuk është e lehtë të vish në fund të sezonit, s’kemi pasur shumë kohë”/ Maran: Izraeli? Do të jetë një test i mirë

TIRANË,2 qershor 2026/Albania Express News/Maran: “Është e rëndësishme të...

Ivanka Trump flet për investimin në Sazan: Një ishull i mahnitshëm në Mesdhe, arkitektura duhet të jetë e integruar me natyrën

SAZAN-VLORË,2 qershor 2026/Albania Express News/Vajza e Presidentit amerikan Donald...

Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve, juria shpall unanimisht fitues projektin e studios “Herzog &de Meuron Basel Ltd”

TIRANË,2 qershor 2026/Albania Express News/Pas 5 prezantimeve gjatë ditës...

Shqipëria dhe Kosova bashkojnë forcat për sezonin turistik 2026, nënshkruhet marrëveshja për patrullime të përbashkëta rrugore

TIRANË,2 qershor 2026/Albania Express News/Një hap i rëndësishëm në...