TIRANË,2 qershor 2026/Albania Express News/Maran: “Është e rëndësishme të theksoj që kam parë një gatishmëri nga lojtarët. Nuk është e lehtë të vish në fund sezoni. Kam shumë gjëra në mendje, por më e rëndësishmja është që të ketë një skuadër funksionale që i luan këto dy ndeshje. Janë dy ndeshje që do të masin forcën dhe do të duhet të llogariten për të dyja rastet. Kjo është ajo që ka rëndësi, duke shtuar edhe kurajon për të dalë në fushë dhe për të dhënë më të mirën. Kjo ka rëndësi.
Sigurisht, siç e kam thënë edhe më parë, në fokus është të jemi në Shqipëri që kërkon të bëjë ndeshjen më të mirë të mundshme. Në kaq pak kohë, ishte e vështirë të përkthenim atë që kemi përgatitur. Por ajo që kam parë unë ishte dëshira e lojtarëve për të dalë në fushë. Kam parë një ekip të motivuar. Të luash me Izraelin nuk është e lehtë, sepse i bën ekipet e tjera të luajnë keq. Nuk duhet të krijojmë shumë hapësira për ta. Por do të jetë një test i mirë për të parë ekipin.”

