TIRANË,2 qershor 2026/Albania Express News/“Koha nuk është asnjëherë e mjaftueshme kur punon me një Kombëtare, sepse janë shumë pak ditë për të punuar me lojtarët. Kryesorja është që ne të kemi, por besoj se ka mjaftuar koha për të pasur një ide se si ne të luajmë. Sigurisht që na ka shërbyer kjo kohë edhe për t’u njohur, do të na shërbejë edhe për t’u përmirësuar nga gabimet. Duhet të kemi qasjen e duhur për t’u futur nesër në fushë. Me sa kam parë, është një sinjal i qartë që skuadra është në pikën e duhur.
Sigurisht që rezultati është i rëndësishëm, por në të njëjtën kohë edhe performanca. Janë dy ndeshje miqësore, por rezultati ka rëndësi. Janë tifozët të cilët shpresojnë që ne do të dalim me fitore. Kur hyn në fushë si skuadër, shpresoj që ne të marrim këtë rezultat. Do të jetë e vështirë, por në momentin që do të kemi një rezultat të mirë, kjo do të ishte perfekte.
Nuk është ndeshja PSG-Arsenal, por është Shqipëria. Ne duhet të krijojmë ADN-në të bazuar në karakteristikat tona. Nëse një trajner e mban të sigurt një idenë e tij, atëherë nuk mund të evoluojë. Futbolli ka ndryshuar, por edhe lojtarët gjithashtu. Ajo që mua më pëlqen është që skuadra të dalë në fushë dhe të mbyllë ndeshjen. Të sigurojë një rezultat pozitiv. Çdo ekip ka veçantitë e veta. Ajo që unë e kam thënë edhe në konferencën e parë, më pëlqen të kem një skuadër agresive dhe të futet në fushë për të fituar. Me Izraelin do të jetë e vështirë dhe një test provues. Unë kërkoj që skuadra të jetë me kurajë dhe personalitet.
Kam provuar disa gjëra, edhe pse ka pasur pak kohë për t’u përgatitur. Jam bazuar te karakteristikat e lojtarëve. Jemi fokusuar edhe te cilësitë e lojtarëve. Kemi edhe një stërvitje sot dhe më pas do të sqarohen gjërat”, tha Maran.

