“Taulant Balla jam, më duhen 100 mijë euro”, si tentuan dy të rinjtë të mashtronin Armand Dukën, agjenti i infiltruar iu prezantua si djali i kreut të FSHF

TIRANË ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Edison Korra, 24 vjeç, dhe Orest Balla, 23 vjeç janë dy të rinjtë nga Elbasani të cilët ngritën një plan për të zhvatur 100 mijë euro nga kreu i FSHF Armand Duka.

Ata kanë arritur të komunikojnë me Dukën, përmes aplikacionit Signal, ku i janë prezantuar si Taulant Balla, duke i thënë se i duheshin 100 mijë euro në kriptovalutë. Duka ka dyshuar për rastin dhe ka njoftuar policinë.
Dy të rinjve u ka thënë se duhet të flasin me djalin e tij për të marrë këtë shumë, ndërsa një agjenti infiltruar ka lënë takim me autorët ku këta të fundit prisnin të merrnin shumën e kërkuar.

Takimi u zhvillua në Elbasan, aty ku të rinjtë u kapën në flagrancë.
Për ngjarjen ka reaguar edhe Taulant Balla.
“E përgëzoj Policinë e Shtetit Tiranë, të cilët me shumë efikasitet kanë goditur një rast tjetër kriminal mashtrimi në rrjetet e komunikimit on-line. Qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes dhe duhet ta denoncojnë menjëherë çdo rast! Ndërsa rrjetet sociale duhet të forcojnë kontrollin ndaj llogarive fallco”, shkroi Balla në rrjetet sociale.
Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër tentativë për të përfituar shuma të mëdha parash, nëpërmjet mashtrimit në platforma komunikimi online.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale”, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 64-vjeçari, mbi dyshime për mashtrim në platformë komunikimi online, finalizuan operacionin e koduar “Seen”, gjatë të cilit u kapën në flagrancë, kur po i merrnin 100 000 euro kallëzuesit, dhe u vunë në pranga shtetasit E. K., 24 vjeç dhe O. B., 23 vjeç.
Nga hetimet e kryera me metoda speciale, me qëllim zbardhjen e plotë të autorësisë dhe rrethanave të këtij rasti, dyshohet se këta shtetas kanë komunikuar me 64-vjeçarin, nëpërmjet një profili të rremë në një rrjet social.
Profili ishte aktivizuar me të dhënat e një të njohuri të 64-vjeçarit, me qëllim mashtrimin e tij.
Hetimet vijojnë me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjimshiti flet në prag të ndeshjes me San Marinon: Duket ndeshje e lehtë, por s’është e tillë, të jemi të përqendruar

SAN MARINO ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Kombëtarja shqiptare...

Vijon në ditën e 121-të protesta para Kryeministrisë

TIRANË ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Në ditën e...

‘Të tregojmë respekt për San Marinon’/ Kërkesa e Rolando Maran për skuadrën: Duhet të bëjmë ndeshje serioze

San Marino ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Kombëtarja luan...