Elbasani përballë ndotjes industriale, Përfaqësuesja e Shoqatës “Tjetër Vizion” Diana Kasa ngre alarmin: “Qyteti ka të drejtë të marrë frymë!”

Përfaqësuesja e Shoqatës “Tjetër Vizion” , Diana Kasa ka denoncuar  përmes një reagimi publik shqetësimin për ndotjen e jashtëzakonshme të ajrit në qytetin e Elbasanit dhe sidomos në zonën industriale të ish kombinatit Metalurgjik, duke kërkuar vëmendje dhe përgjegjësi institucionale për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

ELBASAN ,22 nëntor 2026/Albania Express News/-Ndotja e ajrit dhe shqetësimet për emetimet e mundshme të gazrave industrialë në zonën e ish-Metalurgjikut rikthehen në qendër të vëmendjes publike në Elbasan.

Këtë herë, shqetësimin e ka bërë publik Diana Kasa, Program Manager në Shoqatën “Tjetër Vizion” (TVO), përmes një reagimi të publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku ngre alarmin për situatën mjedisore në qytet.

Me një mesazh të drejtpërdrejtë dhe sensibilizues, Kasa përshkruan shqetësimin e banorëve për praninë e tymit dhe erërave të rënda, të cilat, sipas saj, po ndikojnë në cilësinë e ajrit dhe jetesën e përditshme në Elbasan.

Në reagimin e saj, ajo ndalet veçanërisht te zona e ish-Metalurgjikut, ku ngre dyshime për çlirimin e mundshëm të gazrave të dëmshëm nga aktiviteti i industrisë së rëndë, pa filtrimin e nevojshëm. Sipas saj, ekzistojnë shqetësime se këto fenomene bëhen më të dukshme gjatë orëve të natës dhe në kushtet e reshjeve të shiut.

Diana Kasa thekson se problemi i ndotjes nuk kufizohet vetëm te banorët që jetojnë pranë zonave industriale, por prek të gjithë qytetin, duke e kthyer cilësinë e ajrit në një çështje të rëndësishme të shëndetit publik.

Një tjetër kontrast që ajo evidenton është hendeku mes diskutimeve për tranzicionin e gjelbër, objektivat Net Zero dhe zhvillimin e qëndrueshëm, nga njëra anë, dhe shqetësimeve konkrete mjedisore me të cilat përballen qytetarët, nga ana tjetër.

Reagimi i përfaqësueses së Shoqatës “Tjetër Vizion” është një apel për më shumë vëmendje institucionale, transparencë dhe përgjegjësi në monitorimin e aktivitetit industrial dhe respektimin e standardeve mjedisore.

Shqetësimet e ngritura kërkojnë verifikim nga institucionet përgjegjëse për monitorimin e cilësisë së ajrit, kontrolle mbi subjektet industriale dhe publikimin transparent të rezultateve të matjeve.

Mesazhi përmbyllës i Diana Kasës është edhe thelbi i gjithë reagimit të saj:

“ELBASANI KA TË DREJTË TË MARRË FRYMË!”

Një thirrje që rikthen në vëmendje një çështje thelbësore për të ardhmen e qytetit: zhvillimi ekonomik nuk mund të jetë në kundërshtim me shëndetin e njerëzve dhe të drejtën e tyre për një mjedis të pastër.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Prokuroria e Elbasanit dhe AMP aksion në Gramsh, sekuestrojnë kokainë në banesat e dy personave nën arrest shtëpie

ELBASAN , 22 nëntor 2026/Albania Express News/-Prokuroria e Elbasanit,...

Drejtori i Burgut të Fierit reagon pas pretendimeve të Erion Veliajt: Qalliu e akuzon për alibi dhe zhurmë publike

TIRANË , 22 nëntor 2026/Albania Express News/-Drejtori i Burgut...

Edi Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

MAQEDONI E VERIUT , 22 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryeministri...