Spitali Rajonal i Elbasanit vlerëson një vit bashkëpunim me donatorët: Pajisjet e dhuruara po përmirësojnë kujdesin për pacientet

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Një vit pas dhurimit të pajisjeve mjekësore për Shërbimin e Obstetrikë-Gjinekologjisë, Spitali Rajonal i Elbasanit ka mirëpritur përfaqësues të The Church of Jesus Christ of Latter-day Saints, të cilët zhvilluan një vizitë për të parë nga afër mënyrën se si po përdoret ky kontribut në praktikën e përditshme spitalore.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook të Spitalit Rajonal të Elbasanit dhe nga drejtoresha e institucionit, Prof. Dr. Zheni Gjergji, e cila ka vlerësuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Sipas njoftimit, pajisjet e dhuruara një vit më parë janë tashmë pjesë integrale e punës së përditshme të ekipit të Obstetrikë-Gjinekologjisë, duke ndihmuar mjekët dhe personelin shëndetësor në ofrimin e një kujdesi më cilësor, më të sigurt dhe më efikas për gratë dhe nënat që marrin shërbim në këtë repart.

Vizita e përfaqësuesve të organizatës donatore shërbeu edhe si një mundësi për të parë konkretisht ndikimin që ka pasur donacioni në përmirësimin e kushteve të punës dhe të shërbimit ndaj pacienteve.

Në mesazhin e publikuar, Spitali Rajonal i Elbasanit shpreh mirënjohjen për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të donatorëve, duke theksuar se partneritete të tilla janë një shembull i solidaritetit dhe humanizmit që përkthehet drejtpërdrejt në shërbime më të mira për komunitetin.

“Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm. Partneritete të tilla janë një shembull i bukur se si solidariteti dhe humanizmi përkthehen në shërbim më të mirë për komunitetin”, thuhet në postimin e institucionit.

Drejtuesit e Spitalit Rajonal të Elbasanit falënderuan The Church of Jesus Christ of Latter-day Saints për kontributin dhe përkushtimin, duke nënvizuar se mbështetje të tilla kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët e qarkut të Elbasanit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Stuhia e fortë që goditi Elbasanin rrëzoi pemë dhe dëmtoi një shtyllë e tensionit të mesëm

ELBASAN,3 qershor 2026/Albania Express News/-Nga stuhia e cila u...

Dita e 34-të e tubimit! Protestuesit nisin fjalimet përpara drejt Kryeministrisë, thirrje për lirimin e të arrestuarve

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Në Tiranë po mbahet...

Mazniku: “Ky imazh në WhatsApp është FAKE, i bërë me AI”

Drejtuesi Politik i Qarkut Elbasan Arbjan Mazniku ka reaguar...