Sopoti me një lojtar më pak tronditi kryesuesit e Besëlidhjes, loja me nivel dhe barazimi vlen sa fitorja

Sopoti i Librazhdit dhuroi një nga paraqitjet më mbresëlënëse të këtij sezoni, duke ndalur kryesuesit e Besëlidhjes në një barazim 1-1 që flet shumë më tepër sesa rezultati. Edhe pse me dy mungesa të rëndësishme në formacion dhe duke luajtur që nga minuta e 27-të me një futbollist më pak, skuadra vendase tregoi zemër, organizim dhe një shpirt gare për t’u admiruar.

Përballë një Besëlidhjeje që udhëtonte në Librazhd me objektivin e qartë për të mbyllur garën për titull, Sopoti u shfaq i vendosur, kompakt dhe inteligjent taktikisht. Edhe në inferioritet numerik pas kartonit të kuq për Troksin, vendasit nuk u tërhoqën, por u riorganizuan shkëlqyeshëm, duke mbyllur hapësirat dhe duke rezistuar me dinjitet ndaj presionit të vazhdueshëm të lezhjanëve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me Sopotin që tregoi se nuk ishte aspak inferior ndaj kryesuesve. Në të dytën, pas golit të Besëlidhjes në minutën e 78-të, shumëkush mendoi se gjithçka kishte përfunduar. Por jo për këtë Sopoti.Me karakter kampionësh, me mbështetjen e publikut dhe me një besim të palëkundur, skuadra e Librazhdit u hodh në sulm dhe u shpërblye në minutat e fundit. Aminu, me një aksion të shkëlqyer, barazoi shifrat pesë minuta para fundit, duke shpërthyer stadiumin dhe duke kurorëzuar një paraqitje për t’u duartrokitur.

Ky barazim e mban Besëlidhjen në krye me 30 pikë, por Sopoti, me 27 pikë në vendin e dytë, dërgoi një mesazh të fortë: kjo skuadër nuk dorëzohet kurrë dhe është një pretendente reale. Loja, sakrifica dhe karakteri i treguar ndaj kryesuesve janë prova më e qartë se Sopoti meriton respekt maksimal në Grupin A të Kategorisë së Dytë.Një ndeshje që do të mbahet mend gjatë në Librazhd ,jo vetëm për rezultatin, por për mënyrën se si Sopoti luftoi deri në frymën e fundit.

 

Albania Express News

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama: “Flamingo Mirror”, transparencë e plotë për Sazanin dhe Nartë-Pishë Poron

TIRANË ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Kryeministri...

Tragjedi në Ishujt Kanarie, 83 emigrantë raportohen të vdekur ose të zhdukur pas mbytjes së varkës

BOTA ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Një...

Armando Broja ka ‘fatin’ me vete, trajneri zbulon prapaskenat e orëve të fundit të merkatos

ANGLI ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Armando...