Skiatorja më seksi e Olimpiadës Dimërore, kush është rekordmenia Leerdan që u shndërrua në kryefjalën e Milano-Cortina 2026

Ajo është një nga sportistet më popullore në Olimpiadën dimërore Milano-Cortina, falë pranisë konstante të saj në rrjetet sociale.

Jutta Leerdam fitoi medaljen e artë në patinazhin e shpejtësisë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, duke u konfirmuar si mbretëresha e këtij specialiteti. Me një komunitet digjital që i kalon 7 milionë ndjekës, ajo mbërriti në Olimpiadë nën një vëmendje të jashtëzakonshme mediatike.

 

Por presioni nuk e ka bezdisur aspak. Në garë ishte e paarritshme, e aftë jo vetëm të fitonte, por edhe të vendoste rekord olimpik.
Ish-lojtare e hokejit në bar, Jutta ka ditur të ndërtojë një karrierë të jashtëzakonshme, duke fituar 6 tituj botërorë. E arta olimpike është pika më e lartë e një rrugëtimi që e ka shenjtëruar përfundimisht: së pari si sportiste dhe më pas si personazh i rrjeteve sociale. Fitorja në Milano-Cortina ka për Jutta Leerdam një shije të veçantë. Katër vjet më parë në Pekin sportistja holandeze mori medalje argjendi. Në Itali historia ndryshoi, Jutta dominoi 1000 metrat me një autoritet të jashtëzakonshëm, duke regjistruar kohën 1 minutë, 12 sekonda e 31 të qindtat. Një arritje që i dha medaljen e artë dhe rekordin olimpik.

Kush është Jutta Leerdam?
Jutta Leerdam është me origjinë nga ‘s-Gravenzande, një qytet në Holandën e jugut. Ajo ka lindur më 30 dhjetor 1998. Ka nisur të praktikojë patinazhin në akull në moshën 11-vjeçare, pasi kishte luajtur hokej në akull gjatë gjithë fëmijërisë. Prej kohësh është shumë e ndjekur në rrjete sociale, pasi jashtë pistës është edhe një modele shumë e vlerësuar.
Ajo ka bashkëpunuar me Nike, Skims dhe kompani të tjera. Nga viti 2023 Jutta është e fejuar me boksierin amerikan Jake Paul, i cili u prek në momentin e fitores së Leerdam në Milano-Cortina. Në 2025-ën sportistja mori propozimin romantik për martesë, që u përcoll edhe në rrjetet sociale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama publikon foto nga protesta dhe sheshi i tifozëve të ndeshjes Portugali-Spanjë: Kjo osht Tirona jonë e kontradiktës

TIRANË,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ndërsa në Tiranë mbahet protesta...

Tajfuni Maysak godet Kinën, dy viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet

KINË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Autoritetet kineze kanë ngritur...

AF Elbasani rikthehet në Europë pas 20 vitesh, Gvozdenoviç dhe Lulaj: Jemi gati për sfidën me BATE Borisov

ELBASAN ,6 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është vetëm...

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...